U hap Njësia Projektuese për Implementimin e Projekteve për Çështjen e Romëve dhe Grupeve të tjera Shoqërore të Margjinalizuara në Komunën e Tetovës

Sot në Tetovë u hap Njësisa Projektuese për Implementimin e Projekteve për Çështjen e Romëve dhe Grupeve të tjera Shoqërore të Margjinalizuara në Komunën e Tetovës. Kjo zyrë ka për qëllim që të përmirësojë standardin jetësor të komunitetit rom dhe grupeve publike të margjinalizuara në territorin e Komunës së Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Zyra ndodhet përballë shkollës fillore “Liria”. Kjo njësi projektuese do jetë në kuadër të Komunës së Tetovës e cila do të merret me realizimin e programit vjetor që ka të bëjë me koordinimin e të gjitha aktiviteteve të pushtetit qendror, të komunës së Tetovës, të shoqatave të ndryshme dhe fondacioneve të cilat përkrahin komunitetin rom, në kuadër të të cilave do të ketë qasje të integruar të implementimit të këtyre politikave dhe programeve.

“Në kuadër të kësaj njësie do të përpilohet programi vjetor ku do të inkorporohen të gjitha projektet në fjalë si dhe strategjia nacionale për përkrahje të komunitetit rom. Janë të parapara disa pika të rëndësishme në kuadër të programit vjetor të cilin së shpejti do ta miratojmë edhe në Këshillin e Komunës së Tetovës, ka të bëjë me krijimin e kushteve optimale të komunitetit rom në të gjitha pjesët e qytetit, janë identifikuar disa pika kritike”, tha Bilall Kasami– kryetar i Komunës së Tetovës.

Për të njëjtën Kasami theksoi se ka qenë një nevojë e kamotshme që Tetova dhe shteti të ketë një kujdes të veçantë për komunitetet e diskriminuara në këtë rast edhe komunitetit rom.

“Një pushtet qoftë qendror apo lokal është i drejtë po aq sa i trajton në mënyrë të drejtë komunitetet të cilat janë të pambrojtura dhe të cilat nuk kanë kapacitet që t’i mbrojnë të drejtat e tyre”, theksoi Kasami.

Tetovë, u hap Njësia Projektuese për Implementimin e Projekteve për Çështjen e Romëve dhe Grupeve të tjera Shoqërore të Margjinalizuara në Komunën e Tetovës
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Koordinatorja e kësaj njësie nënvizoi se kjo njësi në Komunën e Tetovës është e para e këtij lloji në vend.

“Në asnjë komunë kjo nuk është bërë, sot ndodh në komunën e Tetovës dhe kjo le të jetë shembull për të gjitha komunat e tjera”, tha koordinatorja e njësisë.

Ndryshe, Kasami përmendi lagjen e 29 Nëntori, anash Lumit Shkumbin si pike më kritike ku do të intervenohet në urbanizëm, infrastrukturë që banorët të kenë kushte normale për jetesë. Për problemet e kësaj lagjeje, Portalb.mk disa herë ka raportuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button