Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi nuk do të ketë punë të lehtë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton Koha.net. Reali, do të përballet me skuadrën e Chelseat për një vend në gjysmëfinale. Të premten, në selinë e UEFA është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Championsit.

Çiftet çerekfinale

Real Madrid – Chelsea

Inter – Benfica

Man City – Bayern

Milan – Napoli

Fituesi i duelit çerekfinal ndërmjet Milanit dhe Napolit, do të përballet me atë të Interit dhe Benficas, ndërsa gjysmëfinalja tjetër, mund të konsiderohet si finale para finales.

Real Madridi apo Chelsea, do të përballen me fituesin e ndeshjes mes Cityt dhe Bayernit. Finalja e Championsit këtë sezon, do të luhet më 10 qershor në Stamboll.

Pasi eliminoi Barcelonën dhe Real Betisin për t’u kualifikuar në mesin e tetë ekipeve më të mira në Europa League, Manchester Unitedi tani para vetes do ta ketë Sevillan në tentimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Për dallim prej Unitedit, edhe skuadra e Juventusit nuk do të ketë punë të lehtë në këtë fazë, pasi do të luajë kundër Sportingut të Lisbonës.

Dy ndeshjet tjera çerekfinale, janë ato ndërmjet Bayer Leverkusenit e St. Gillosiet dhe Feyenoordit me Romën. Ndeshjet e para çerekfinale, do të zhvillohen 13 prill, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Po ashtu, të premten është tërhequr shorti edhe për ndeshjet gjysmëfinale të kësaj gare.

Fituesi i çerekfinales mes Unitedit dhe Sevillas, do të përballet me fituesin e duelit mes Juventusit dhe Sportingut. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, do të luajnë fituesit e ndeshjeve Leverkusen – St. Gillosie dhe Feyenoord – Roma.

Gjysmëfinalet e para, do të luhen më 11 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Finalja e Ligës së Evropës, do të zhvillohet më 31 maj në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë. Skuadra që triumfon në Ligën e Evropës, automatikisht sezonin tjetër do të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Çiftet çerekfinaliste

Man. Utd – Sevilla

Juventus – Sporting

Bayer L. – St. Gillosie

Feyenoord – Roma

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button