Ministria njoftoi nxënësit se materiali për provimin e maturës shtetërore është përshtatur sipas ngjarjeve që kanë ndodhur

Në lidhje me materialin e provimit të maturës shtetërore, ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) duke theksuar që materiali është i përshtatshëm për procesin edukativo-arsimor të nxënësve që janë maturantë këtë vit, transmeton Portalb.mk.

“Komisionet e provimit të cilët i përgatisin pyetjet, kanë parasysh se mësimi herë pasë here është organizuar onllajn për shkak të pandemisë me Kovid  dhe për shkak të raportimeve kërcënuese, ndërsa ndërprerje e herëpashershme ka ndodhur për shkak të grevës së kuadrit mësimor. Pyetjet do jenë nga aspektet më të rëndësishme, të dhëna dhe informacione nga materiali të cilët nxënësit e kanë përvetësuar gjatë katër vitet të arsimit të mesëm”, sqaroi Ministria.

Nxënësit e këtij viti, sikurse vitin e kaluar, do të kenë provim në dy lëndë të jashtme dhe dy të brendshme. Sipas ministrisë, provimi do të mbahet, pa u dëmtuar asnjë nxënës.

“Sot me kërkesë të Organizatës për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve ODAS, u mbajt takimi, në fokus të së cilës ishin aktivitetet përgatitore për organizimin e procesit së dhënies së provimit të maturës shtetërore në vitin shkollor 2022-2023”, njoftoi Ministria, duke paralajmëruar takim me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme dhe institucionet kompetente.

Unioni sot miratoi katër kërkesa, si ndryshimi i ditës së provimit, ndryshimi raportit të koeficientëve për provimet ekstetrne në regjistrim, provimet përkatëse në regjistrim dhe materialet të ndahen nga mësuesit jo më vonë se katër javë para ditës së provimit.

Ndryshe, Organizata parashtroi kërkesën që të shkurtohet materiali i dhënies së maturës shtetërore ose të zvogëlohet numri i provimeve interne. Ata mbajtën protestë para MASH-it, të cilit i janë bashkëngjitur studentët e organizuar nga lëvizja “Rezistenca studentore” të cilët i aktualizuan problemet e tyre, si rritje të subvencionit për shujtat nga 160 denarë në ditë në vend të 120 denarëve të tanishëm.

Me propozim-ligjin e fundit planifikohet që mbështetja financiare për ushqimin e studentëve në Maqedoninë e Veriut të rritet nga 120 denarë në 140 denarë për ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button