“Forbes” publikoi listën për 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023

Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën me 10 sportistët më të paguar për vitin 2023, ku renditja kryesohet nga Cristiano Ronaldo me një pasuri prej 136 milionë dollarësh. Për CR7 ky vit nuk ka qenë shumë i mirë në aspektin profesional, mirëpo sa i përket “xhepit” duket të jetë periudha më e mirë.

Më pas, Ronaldo ndiqet nga “kundërshtari i tij i përjetshëm”, Lionel Messi me 6 mln dollarë më pak. Në treshen e më të paguarve është edhe 24-vjeçari Kylian Mbappe. Në listë ka edhe basketbollistë si LeBron James apo tenisti Roger Federer, transmeton Reporteri.net.

10. Kevin Durant – 89.1 milion dollarë
9. Roger Federer – 95.1 milion dollarë
8. Stephen Curry – 100.4 milion dollarë
7. Phil Mickelson – 106 milionë dollarë
6. Dustin Johnson – 107 milion dollarë
5. Canelo Alvarez – 110 milionë dollarë
4. LeBron James – 119.5 milionë dollarë
3. Kylian Mbappe – 120 milionë dollarë
2. Lionel Messi – 130 milionë dollarë
1. Cristiano Ronaldo – 136 milionë dollarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button