Qeveria i jep falas një pjesë të sheshit të Shkupit, biznesmenit Subrata Roy

Ministria e Kulturës ka marrë vendim që biznesmenit kontrovers indian, Subrata Roy, ti jep parcelë prej 621 metra katror mu në qendër të sheshit të Shkupit përballë fontanës së “Ushtarit në kalë” bëjnë me dije mediat maqedonase.

Vendimi madje është publikuar në Gazetën zyrtare të Maqedonisë. 

Në Ohër ai ka premtuar investime të mëdha dhe thuhet se ka blerë hotelin “Sllavija” në Ohër por me para kredie nga një bankë në Maqedoni. Ai vjen sërish me 11 korrik në këtë qytet.

Para disa kohe mediet indiane bënë të ditur se Gjykata supreme e Indisë me kërkesë të rregullatorit indian SEBI i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të multimiliarderit nga India, Subrata Roy.

Gjatë vizitës së Roy në Ohër, Portalb hapi çështjen e dyshimtë të biznesmenit indian duke u bazuar në mashtrimet që ai kishte bërë. Kliko për të lexuar më shumë: Subrata Roy, një zhvatës kriminel dhe mashtrues?

Mbetet e paqartë, si mund Ministria e Kulturës ti dhurojë tokë një biznesmeni aq kontrovers dhe që duhet realisht të hedh para në këtë vend? Aq më tepër që kjo Ministri vazhdimisht diskriminon shqiptarët duke mos investuar në kulturën shqiptare! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button