Rrëzimi i presidentit Morsi, Gjermania dhe Turqia janë kundër

Gjermania zyrtare e ka quajtur pengesë për demokracinë grushtin e shtetit në Egjipt kundër presidentit Morsi.

“Rrëzimi nga pushteti i presidentit egjiptian, Mohamed Morsi nga ushtria përbën një pengesë të madhe për demokracinë”, deklaroi sot Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Vestervele, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ndalin dhunën.

“Bëhet fjalë për një pengesë të madhe të demokracisë në Egjipt. Egjipti duhet t`i kthehet urgjentisht një rendi kushtetues, pasi ekziston një rrezik i vërtetë që procesi i tranzicionit demokratik në Egjipt të dëmtohet seriozisht, deklaroi Vestervelle gjatë vizitës së tij në Greqi.
Më tej Vestervele u bëri thirrje të gjitha palëve të ndalin dhunën.

“Ne do të ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet në Egjipt. Do të marrim vendimet tona politike dhe do të nxjerrim konkluzione”, shtoi VesterVele, duke shtuar se arrestimet politike dhe vala e represionit duhet të shmangen me do kusht dhe vendi t’i rikthehet rendit demokratik.

Gjithashtu edhe Turqia e konsideroi rrëzimin e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi nga ushtria antidemokratik, duke bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.
“Ndryshimi i pushtetit në Egjipt nuk është rezultat i vullnetit të popullit. Rotacioni nuk është konform demokracisë dhe ligjit”, deklaroi nga Ankaraja zëvendëskryeministri turk, Rexhep Bozdag.

“Në të gjitha vendet demokratike, zgjedhjet janë mënyra e vetme për të marrë pushtetin. Kjo situatë është e papranueshme. Shpresoj që Egjipti t`i rikthehet demokracisë dhe strukturave qeverisëse të cilat janë rezultat i vullnetit të popullit”, u shpreh ai.

Mohamed Morsi, i pari president i përzgjedhur në mënyrë demokratike që prej një viti, u rrëzua nga pushteti nga ushtria.

Ndërkohë u lëshuan rreth 300 mandate arresti kundër anëtarëve “Vëllazërisë Myslimane”, strukturë nga e cila u përzgjodh Morsi.

Shefi i diplomacisëturke, Ahmet Davutoglu denoncoi përpara shtypit në Stamboll ndërhyrjen e jashtëligjshme të ushtrisë egjiptiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button