Kovaçevski: Anëtarësimi në NATO ka ngritur rejtingun ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe ka rritur investimet e huaja
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Vjenë ka mbajtur ligjerata me temë “Fillimi i negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut: Dinamikë e re në zgjerimin e BE-së”, në akademinë diplomatike (The Vienna School of International Studies), e cila është një ndër shkollat më të vjetra dhe më prestigjioze në botë, transmeton Portalb.mk.
Siç informojnë nga Qeveria, duke folur për politikat që i krijon Qeveria, Kovaçevski theksoi se shteti ynë është bartës i zhvillimeve dhe proceseve politike më pozitive, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë.
“Anëtarësimi në NATO ngriti rejtingun ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut si në politikë, ashtu edhe në aspketin e sigurisë ekonomike dhe financiare. Anëtarësimi në Aleancë nuk ishte garanci vetëm për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe garancë për ekonominë e Maqedonisë, për qytetarët, për rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik”, theksoi kryeministri.
Ai shtoi se, anëtarësimi në Aleancë ka rritur investimet e huaja direkte, të cilat në kushte të krizën arritën shumë me rekord historik prej 753 milionë euro, që është nivei më i lartë i investimeve të huaa direkte në vend dhe dyfish më shumë në krahasim me vitin 2016.
“Me zgjidhje e kontestit me Republikën e Greqisë dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, realizuam një nga dy qëllimet strategjike të shtetit, u bëmë anëtare e NATO-s. Me atë arritëm të sigurojmë paqe të përhershme dhe përforcuam sovranitetin e shtetit. Qeveria e udhëhequr nga LSDM zbaton politika integruese, me çka tregon vullnet të fortë politik dhe dëshirë të sinqertë për përparim konkret në eurointegrime”, tha Kovaçevski.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO më 30 mars të vitit 2020, 26 vite nga Vendimi i Kuvendit për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike dhe 20 vite pasi më 25 prill të vitit 1999 në Samitin e NATO-s në Uashington u bë zyrtarisht kandidat për anëtarësim.