Ertani Demiri në Tiranë te Partizani

Shqiptarët nga Maqedonia i kanë dhënë edhe një futbollistë me përvojë kampionatit shqiptarë, fjala është për Ertan Demirin i cili nga dita e djeshme do të jetë anëtar i ri i ekipit Partizani të Tiranës. 

Demiri bëhet shqiptari i dytë nga Maqedonia pas Mevlan Muratit, që do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Partizanit. 
Partizani dhe Demiri janë dakorduar që të nënshkruajnë kontratë 2-vjeçare, ndërsa përvoja e tij do t’i shërbej mjaftë të kuqve nga Tirana. 

Kjo është hera e dytë që Demiri kthehet në Superligën e Shqipërisë, pas aktivizimit të shkurtër në Bylisin e Ballshit. Futbollisti shkupjan ka një karrierë të pasur vendore dhe ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button