Guardiolës i duhet vetëm David Luiz

Guardiola dëshiron vetëm një transferim tek Bayern Munchen. Spanjolli ka nis sulmin në drejtim të mbrojtësit të Chelseat, David Luiz.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola nuk është i kënaqur me paraqitjet e dyshes së mbrojtjes së Munchenit, Dante-Boateng dhe për këtë arsye po kërkon shërbimet e Luizit.

Kjo njëkohësisht raportohet se është dëshira e vetme e spanjollit për këtë sezon ndërsa zyrtarët e klubit të Bayern thuhet se kanë nisur menjëherë kontaktet për të sjell reprezentuesin brazilian në “Allianz Arena”.

Lajme të ngjashme

Back to top button