Bayern grumbulloi lojtarin shqiptar për duelin e Champions-it kundër PSG-së

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e Champions League, që Bayern Munchen do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndaj PSG-së, raporton EN.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku është zbardhur edhe lista e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Julian Nagelsman për këtë duel.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për 17-vjeçarin, i cili me sa duket është një element mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës së Bayern-it.

Tre ditë më parë, Ibrahimoviç debutoi në kampionatin gjerman me fanellën e Bayern Munchen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button