Tomisllav Nikololiq, kushtet e rënda gjemane për integrimin e Serbisë në BE

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se ekzistojnë kushte të rënda të Bundestagut gjerman për Serbinë që ajo të hyjë bë Bashkimin Evropian. Këto kushtet është shumë vështirë të përmbushen, kur të  marret para sysh se Serbia nuk e ka njohur dhe nuk mund ta njohë Kosovën. 

Nikoliq në intervistën për Radio televizionin e Kroacisë ka thënë se kushtet gjermane janë të motivuar nga fakti se Berlini e ka njohur Kosovën dhe dëshiron që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që i ka njohur të zhvillohen mirë, shkruan Koha ditore.

“Megjithëkëtë Serbia nuk e ka njohur, nuk mundet. Ka kushte që nuk mund të përmbushen po qe se vërtet nuk ndodh diçka që do të mundësojë që Serbia dhe i ashtuquajturi shtet i Kosovës një ditë të bëhet shtet. Në kushte të tashme dhe në raporte të tashme të forcave kjo është e pamundshme”, ka thënë Nikoliq

Lajme të ngjashme

Back to top button