Është diçka e qelbur në komisionin e lustracionit

Gordana Duvnjak, editoriali-“Turpet lustrative” Utrinski Vesnik
A ka mbetur dikush tjetër në këtë vend që ende nuk mund të sheh qëllimin e tërë këtij cirku të turpshëm lustrativ, i cili prej kohësh e ka humbur kuptimin e vërtetë? Se ate që e bëjnë Tome Axhiev dhe ekipi i tij nuk ka asgjë të bëjë me të drejtat e njeriut.                                      

Vesna Damçevska, komenti-“Asasinimi i një autori” Nova Makedonija
Pasi u miratua koncepti i lustrimit u parashtrua pyetja se deri ku është procesi i lustrimit në rastet e Risto Shishkov-it ose të poetit Jovan Kotevski-t, si shembuj kumbues se si kanë qenë të shkatërruara fatet e artistëve të shquar.                                                                             

Ilija Dimovski, kolumnë-“Ne natyrisht nuk kuptohemi”, Dnevnik
Ata politikanë që mendojnë se Maqedonia duhet të sakrifikojë emrin e saj kushtetues, identitetin dhe gjuhën për të përmbushur kërkesat e Greqisë le ta thuan atë, le të ofrojnë masa në atë drejtim dhe le të urdhërojnë në zgjedhje për të fituar legjitimitet për politikën e tyre.  
                            
Sllobodan Najdovski, kolumnë-“Kronikë Maqedonase,” Utrinski Vesnik
Kufiri i BE-së më parë ishte në Shentilj, kur hynim nga Sllovenia në Austri. Pastaj u afrua në Bregana, mes Kroacisë dhe Sllovenisë, dhe prej të hënës është në Bajakovo, në kalimin nga Kroacia në Serbi. Si që është nisur, do të arrijë në Tabanoc.

Kirço Arsovski, kolumnë-“Themeluesit që nuk degjojnë”, Nova Makedonija          

A thua priftërijt janë fajtorë që gjithnjë e më shumë njerëz filluan ti urrejnë haptazi? A janë fajtor që emri i tyre po zvarritet nëpër skandalet të shumta të botuara dhe të fshehura dhe thashethëna? Nuk më takon që të gjykoj, vetëm po shoh diçka me të vërtetë nuk është në rregull.

Toni Naunovski, kolumnë-“Vendimet absurde sjellin përçarje”, Dnevnik    
Hapja e re e kutisë të Pandorës të periudhave të ndryshme historike të popullit Maqedonas do të dobësojë edhe më tej tashmë filamentet e holla, dhe procedurat e tilla shkojnë në favor të atyre që vazhdimisht veprojnë kundër ndërgjegjes kombëtare Maqedonase.

Igor Shegaviq, komenti-“Dënimet për kokat e ftohta në asfaltin e nxehtë,” Dnevnik  
Vozitësit më shumë i dhemb koka kur janë të goditur në xhep sesa kur godasin një këmbësor ose në një makinë tjetër. Prandaj, kaloi mjaft kohë që kamerat janë vetëm dekor në shtyllat dhe regjistrojnë paralajmërime në vend të gjobave.            

E martë, 2 korrik 2013, numër 70 /Portalb                                                                                

Lajme të ngjashme

Back to top button