Përmirësohen 1-shat e nxënësve të gjimnazit të Strugës

Pas reagimit nga drejtuesit e Gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo”, të Strugës është përmirësuar gabimi i ditës së djeshme kur në ditarët elektronikë pjesës dërmuese të nxënësve në provimin ekstern të Gjuhës dhe letërsisë shqipe iu ishte nxjerrë nota 1-sh.

Në fakt, përmirësimi në ditarët elektronikë nuk është bërë ende, por kanë arritur notat të tjera nga ato të cilat i kanë parë dje nxënësit dhe mësimdhënësit dhe me gjasë, sot të njëjtat pritet t’i zëvendësojnë ato skandalozet e ditës së djeshme.

Drejtuesit e këtij gjimnazi, thonë se presin që brenda ditës së sotme në shkollë të arrijnë rezultatet  e testimit ekstern për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, sepse aktualisht kjo nuk ka ndodhur, në mënyrë që ky proces të përfundojë normalisht.
   

Lajme të ngjashme

Back to top button