Tito Petkovski sot në gjyq, akuzohet për shpifje ndaj kryeministrit

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore në lidhje me padinë për shpifje të kryeministrit Nikolla Gruevski, ndaj Tito Petkovskit. Petkovski akuzohet nga kryeministri se ka shpifur dhe i ka shkaktuar dhimbje shpirtërore atij, kur në një tekst të botuar në një revistë maqedonase ka shkruar se kryeministri është dakorduar me emrin Republika e Maqedonisë (Shkupi).

Petkoski këtë pretendim, siç ka deklaruar, e ka ngritur duke u mbështetur në letrën që ish ministri i jashtëm, Nikolla Milloshoski i kishte dërguar kreut të OKB-së, Ban Ki Moon,  në të cilin thuhej se para samitit të Bukureshtit Qeveria e kishte pranuar propozimin e ndërmjetësuesitMatthew Nimetz, për emrin Republika e Maqedonisë (Shkupi)

Petkoski ka deklaruar se kryeministri e ka konsideruar si cenim të nderit dhe autoritetit të tij, kërkesën e Petkovskit për prezantimin apo të përsëritjes së qëndrimit të vitit 2008 në lidhje me emrin. Ai ka shtuar se kryeministri thotë se kjo i ka shkaktuar dhimbje shpirtërore dhe duhen rrth 15 mijë euro për shërimin e saj.

Por, ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar edhe VMRO- DPMNE, e cila ka theksuar se deklaratat e Petkoskit as janë shkruar nga VMRO-DPMNE, as janë sugjeruar nga kjo parti dhe besojmë që janë qëndrime  personale të Petkovskit.

“Nëse ai është i sigurt në deklarimet  dhe qëndrimet e tij dhe nëse nuk e ka mashtruar opinionin, nuk ka nevojë që t’i frikësohet mundësisë që këto qëndrime t’i mbrojë në një procedurë ligjore”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.

Në reagim thuhet gjithashtu se deklarimet e Petkovskit nuk janë të vërteta dhe as të pranueshme për pjesën dërmuese të qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa ai është deputeti i vetëm i parlamentit që ka pranuar ndryshimin e emrit të Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button