Kovaçevski: Fabrika për automjete elektrike nuk do të marrë asgjë si ndihmë shtetërore derisa nuk fillon me aktivitete

Fabrika për automjete elektrike në zonën në Tetovë në pajtim me marrëveshjen nuk ka marrë asgjë si ndihmë shtetërore dhe nuk do të marrin ndihmë derisa nuk fillojnë me aktivitete, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton MIA.

“Fabrika E-GO e cila nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e fabrikës në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë ka disa kërkesa të caktuara në pjesën e parcelës duke e pasur parasysh mënyrën në të cilën e organizojnë prodhimtarinë dhe prandaj janë bërë ndryshime urbanistike”, tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se pse vonbon ndërtimi i fabrikës në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Asgjë nuk kanë marrë si ndihmë shtetërore, shtoi, pasi nuk kanë filluar me punimet ndërtimore, e as me prodhimin testues.

“Ndihmë shtetërore tek ne merret gradualisht dhe lidhet me realizimin e projektit”, potencoi Kovaçevski.

Ndryshe, kompania, nuk gëzon reputacionin e një prodhuesi të rëndësishëm të makinave elektrike në tregun botërorë. Ajo që këtu u shpall si fabrikë e madhe, në faqen e E-go cilësohet si mikro-fabrikë në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button