Në Tetovë arrin automobili elektrik, Teslla

Nesër (e diel) në ora  15:00 në sheshin Iliria do të arrijë “ Karavani Teslla 2014” dhe automobili elektrik Teslla, modeli S.

“Karavani Teslla 2014 ka për qëllim promovimin e shfrytëzimit të automjeteve elektrike dhe hibride në Evropën Juglindore, ngritjen e vetëdijes për ambientin jetësor me anë të shfrytëzimit të teknologjive të reja inovative, bashkëpunimit të ndërsjellë në shfrytëzimine fondeve të BE si dhe krijimit të koridorit të gjelbër me vende të caktuara për mbushje të automjeteve elektrike.”thonë nga Komuna e Tetovës.

Karavani “Teslla 2014” është organizuar me përkrahjen e Qendrës për fonde të BE-EMKICE, Qendrës për zhvillim të TIK –ILUMINE dhe Parkut teknologjik pranë UELJ ndërsa duke filluar nga Zagrebi ky karavan do ta përshkojë  Beogradin, Nishin, Shkupin, Tetovën, Prishtinën,Tiranën, Podgoricën, Dubrovnikun dhe Splitin për të përfunduar sërish në Zagreb.

Në këtë ngjarje do të merr pjesë edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button