Kurti-Vuçiç, brenda muaji prill takim në Bruksel

Gjatë këtij muaji do të zhvillohet edhe një takim tjetër i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri e ka konfirmuar takimin për këtë muaj në të cilën pritet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për çështjen e personave të pagjetur, të zhdukur me dhunë gjatë periudhës së luftës, raporton Klan.

Pikërisht terminologjia e këtyre është temë debate ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Serbia pretendon se e ka shmangur termin që është pjesë e konventave ndërkombëtare ndërsa Kosova insiston në të.

Për takimin që ka zhvilluar dy ditë më parë në Bruksel me kryenegociatorin Petkoviç, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ai tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button