Fabrika “E-go” mbetet investim vetëm në letër!

Kemi hyrë në muajin e gjashtë prej kur se u vu gurë themeli i fabrikës “E-GO” në TIRZ të Tetovës, shkruan Alsat M.

Ende nuk dihet se kur do të fillojnë punimet, edhe pse gjatë përurimit u tha se brenda 8 javëve do nis ndërtimi i objektit ku planifikohet të prodhohen makina elektrike. I pyetur se deri kur është procedura për fabrikën, ministri i Financave Fatmir Besimi tha se informacionet së fundmi i ka marr nga mediat.

“Ju theksuat vetëm një investim, por në TIRZ-et e vendin tonë ka më shumë investime, të cilat ndërkohë njësoj sikur investimi që ju e theksuat, kanë iniciativa të ngjashme dhe progres. Lexova në mediume se Ministria e ekonomisë ka njoftuar që në cilën fazë është sa i përket definimit dhe kushteve të ndërtimit”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Ndryshe, kompania, nuk gëzon reputacionin e një prodhuesi të rëndësishëm të makinave elektrike në tregun botërorë. Ajo që këtu u shpall si fabrikë e madhe, në faqen e E-go cilësohet si mikro-fabrikë në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button