Rritje e çmimit dhe prodhimit te industria e Maqedonisë së Veriut
Në Maqedoninë e Veriut brenda një viti është rritur prodhimi industrial, derisa është shënuar edhe rritje e çmimit të tyre. Në krahasim me muajin paraprak, në mars është regjistruar ulje e çmimeve, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 11.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 2.4 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 10.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti theksoi që në përgjithësi, prodhimi në muajin mars është rritur për 1.3 % në krahasim me marsin e kaluar,
“Në muajin mars të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të ulëta për 0.3 % dhe për 5.8 % më të larta në nivel vjetor”, raportoi Enti, ashtu që rritje më të madhe të çimeve brenda vitit ka të prodhimi i pijeve dhe letrës për 20.8