Fabrika “E-Go” në Tetovë fillon të ndërtohet këtë vit, përfundon në vitin 2024, premtoi Despotovski

Këtë vit pritet të nisë ndërtimi i fabrikës “E-Go” për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë. Projektin e këtij invesitmi kapital e paralajmëruan në gusht ë vitit të kaluar kryeministri Kovaçevski, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, dia ministra si dhe investuitori Lazim Destani.

Drejtori i Zonës Teknologjike Industriale Zhvillimore, Jovan Despotoski, shpjegoi për TV21 se përse u prolongua nisja e punëve ndërtimore.

“Ideja fillestare dhe parcela në vetë atë zonë dhe për shkak të ndryshimeve të projektit, rezultoi si joadekuade, sepse është ngushtë. Disa muaj punuam për gjetjen e një zgjidhjeje, ngaqë zona është e madhe por edhe projekti, u munduam me përfaqësuesit e zonës, ngaqë zona është publiko-private, por ishin shumë kooperativ edhe përfaqësuesit e zonës”, pohoi Despotovski.

Ai thotë se ka pasur problem me parcelën ku u vu gur themeli dhe se tani është gjetur zgjidhja në një parcelë tjetër pranë saj dhe se punimet fillojnë së shpejti, por gjithashtu premtoi se do të përfundojnë në afatin e paraparë, në vitin 2024.

“Gjetëm zgjidhje që nënkupton bashkim të katër parcelave tjera, jo parcela ku ishte gurëthemeli po pranë saj, faktikisht këto parcela kanë pamje kah autostrada. Procedura për bashkim mendoj se është kah fundi dhe atë që du është gjithashtu se vetë kompania bisedon me disa kompani vendore për pjesën e punëve ndërtimore kështu që mendoj se relativisht shpejt do të fillojnë punët në terren”, deklaroi Despotovski.

Ndryshe, kompania, nuk gëzon reputacionin e një prodhuesi të rëndësishëm të makinave elektrike në tregun botërorë. Ajo që këtu u shpall si fabrikë e madhe, në faqen e E-go cilësohet si mikro-fabrikë në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button