RMV, Ministria e Drejtësisë kërkoi nominim të përfaqësuesve në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese

Ministria e Drejtësisë dërgoi korrespondencë me shkrim me kërkesë për nominim të përfaqësuesve në grupin e punës për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.

Afati për niminim të përfaqësuesit është më së voni deri më 10 prill sivjet.

“Në kërkesën për nominim është theksuar se në interes të përmbushjes së obligimit tonë i cili del nga korniza negociuese të cilën e kanë miratuar 27 vende-anëtare të BE-së, nevojitet bashkim politik me qëllim që zë garantohet perspektiva evropiane e shtetit tonë. Për këtë qëllim, nevojitet të përcaktohet përfaqësues i vili ka njohuri nga sfera e Të drejtës kushtetuese i cili në mënyrë aktive do të marrë pjesë në grupin e punës gjatë përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Drejtësisë.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo erdhi pas arritjes së propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit të kaluar dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, ku VMRODPMNE ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button