NATO i ofron mbështetje RMV-së për mbrojtjen kundër sulmeve hibride dhe dezinformimit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare deklaroi se Aleanca i ofron mbështetje teknike Maqedonisë së Veriut në luftën kundër sulmeve hibride me të cilat po përballet, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen gazetareske të TV 21 në lidhje me vizitën e fundit të një ekipi ekspertësh të NATO-s të udhëhequr nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Sfidat e Reja të Sigurisë, James Appathurai, Stoltenberg iu përgjigj se hapat është rënë dakord për hapa afatshkurtër dhe afatgjatë që mund të ndërmarrin aleatët e NATO-s për të mbështetur vendin në mbrojtjen e tij kundër sulmeve hibride ndaj institucioneve jetike në Maqedoninë e Veriut dhe kërcënimeve të rreme me bomba.

“ Kohët e fundit kam diskutuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe natyrisht NATO është aty për të mbështetur aleatët, gjë që po e bën tani me Maqedoninë e Veriut që përballet me kërcënime të ndryshme hibride. Mbështetja që aleatët janë të gatshëm t’i japin Maqedonisë së Veriut është mbështetje teknike dhe bashkëpunim më i fortë për të luftuar dezinformimin. Dëshiroj të përgëzoj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për punën e shpejtë dhe të detajuar në zhvillimin e programit të bashkëpunimit për të cilin u dakorduam”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në vend është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare.  Numri më i madh i kërcënimeve të rreme ka ndodhur në shkurt – madje 439, gjegjësisht vetëm në pesë ditë të javës së punës nuk ka pasur kërcënim me bombë. Në nëntor ka pasur 30 kërcënime, në dhjetor 272, kurse më 1 mars të këtij viti është arritur rekordi – madje 120 shkolla dhe institucione të tjera kanë marrë kërcënim të rremë brenda një dite se është vendosur bombë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button