Qeveria planifikon deri nesër të përgatit ndryshimin ligjor që do të sigurojë zgjidhje për ilaçet ndaj fibrozës cistike
Përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me institucionet kompetente shëndetësore nga Fondi, klinikat, ministria, industria farmaceutike dhe grupi i pacientëve të prekur nga kjo sëmundje kanë diskutuara për zgjidhje ligjore rreth furnizimit pa ndërprerje të ilaçit kundër fibrozës cistike, transmeton Portalb.mk.
“Në takim, në proces gjithëpërfshirës dhe transparent, gjithë anëtarët e paraqitën këndvështrimin e tyre dhe kanë kontribuar në lidhje me ndryshimet e propozuara për zgjidhjet ligjore të nevojshme me të cilat rregulloret dhe mundësohet planifikim dhe zgjidhje sistematike për të sëmurët nga fibroza cistike”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Raportohet që procesi është në fazën përfundimtare, ndërsa pritet grupet punuese gjatë ditës së nesërme të definojnë propozimin final për zgjidhjen ligjore. Përmes kësaj zgjidhje, planifikohet që Qeveria të mund direkt me prodhuesit të negocion blerjen e ilaçit “Trikafta”.
Pacientët me vite e kërkojnë këtë ilaç, madje me protestë, megjithatë deri tani nuk është furnizuar.
Më 8 shkurt ndërroi jetë pacienti i sëmurë rëndë nga sëmundja e rrallë e fibrozës cistike, Bllagojçe Ilievski. Një ditë më vonë, anëtarët e Asociacionit për Fibrozë Cistike u mblodhën para Qeverisë për të shprehur revoltën e tyre ndaj mosfurnizimit të këtij ilaçi të nevojshëm.
“Është fatkeqësi që në shekullin 21 kemi ilaç për fibrozë cistike, ndërkaq njerëzit vdesin nga kjo sëmundje. Nuk duhej të vdiste Bllagojçe dhe pastaj gjatë natës të gjenden paratë”, tha Ivana Vasilevska nga Asociacioni për Fibrozë Cistike.
Pas protestës, anëtarët e Asociacionit u takuan me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili u garantoi se janë siguruar mjetet dhe se shteti do të sigurojë ilaçin e nevojshëm.
- LEXO: Qeveria: Janë përfunduar procedurat për furnizimin urgjent të medikamentit Trikafta
- LEXO: Është fatkeqësi që në shekullin 21 të vdesësh nga sëmundja për të cilën ka ilaç, protestë për vdekjen e Bllagojçe Ilievskit
- LEXO: Duke e pritur ilaçin “Trikafta”, ndërroi jetë pacienti me fibrozë cistike, Bllagojçe Ilievski
- LEXO: Pacientët me fibrozë cistike para Qeverisë së RMV-së kërkuan që shteti të sigurojë mjete për terapi për sëmundjen
- LEXO: RMV, tetë pacientë do të marrin ilaçin “trikafta”, priten ndryshime ligjore që ta marrin edhe të tjerët – nesër protesta para Qeverisë
- LEXO: Vendimet e Qeverisë së RMV-së: Barna për fibrozë cistike, taksa e solidaritetit, Kanioni Matka…
- LEXO: RMV, pacientët me fibrozë cistike nga një tetori do të mjekohen në klinikat për sëmundje të fëmijëve dhe pulmologjisë