RMV, nënat kanë mbetur pa të ardhurat e lehonisë për muajin janar, sistemi i Fondit Shëndetësor nuk është rregulluar ende

Po vonohen pagesat për muajin janar nga pushimi i lehonisë, pushimi mjekësor dhe rimbursimet e barnave, pas një sulmit kibernetik të 7 shkurtit në sistemin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSh).

Nënat që janë në pushim të lehonisë zakonisht marrin pagesën në tre grupe, rreth datës 10, nga data 13 deri më 15 dhe nga data 23 deri në 25. Për janarin, askush nuk ka marrë.

Rroga për janarin nuk kanë marrë as edhe të të punësuarit në institucionet publike shëndetësore dhe as së dihet se kur do ta marrin. Zakonisht paguhen rreth datës 10, ndërsa afati ligjor për pagesën e pagave është sot. Pas kësaj, paguhet kamatë.

Fondi tha dje se funksionaliteti i sistemeve do të rikthehet gradualisht dhe se “ky proces po merr kohë shtesë, por ekipet teknike po punojnë në vazhdimësi”.

“Prioritet është rikthimi i funksionalitetit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë në institucionet shëndetësore publike, si dhe rivendosja e sistemeve të pagesave për pushimet mjekësore, pushimet e lehonisë dhe rimbursimet”, thotë FSSh.

Nga aty, kujtojnë se nga analiza e ekipeve teknike eksperte është konstatuar se gjatë sulmit kibernetik nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të të dhënave të Fondit.

“Fondi ka dërguar edhe njoftim për të gjitha IShP-të dhe IPSh-të me udhëzime të detajuara për kontrollin e të siguruarve përmes Termi im, në mënyrë që asnjë të siguruari të mos i mohohet e drejta për kujdes shëndetësor. Nuk kërcënohet e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, trajtimet, udhëzimet për ekzaminime dhe sëmundjet, dhënia e recetave nga mjekët amë, si dhe dhënia e barnave për qytetarët ecën pa probleme dhe qytetarët mund t’i përdorin këto shërbime shëndetësore pa ndërprerje. Janë rënë dakord edhe zgjidhjet për ushtrimin e të drejtës së mjeteve ndihmëse ortopedike”, thonë nga Fondi.

Kujtojmë se mbrëmjen e 7 janarit u hakua Sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Pas kontrolleve u konfirmuar se bëhet për një hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Fondit. Në rrjetin e Fondit janë të dhënat personate të të gjithë perosnave me siguri shëndetësor në Maqedoni.

Fondi më pas njoftoi se kemi të bëjmë me një problem teknik të rrjetit dhe po punohet në diagnostifikimin e problemit.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button