U pezullua Off-Festi për shkak të përgjysmimit të parave nga Ministria e Kulturës

Off-fest nuk do të mbahet këtë vit, njoftoi organizatorët e Festivalit të xhazit në Shkup (FXhSh), të revoltuar nga paratë e ndara nga Konkursi vjetor për projekte me interes nacional për kulturë nga Ministria e Kulturës. Për edicionin e 22-të të një prej ngjarjeve më të vizituara dhe më cilësore në vend, u ndanë 1 milion e 20 mijë denarë (16.500 euro). Sipas Festivalit, paratë janë zvogëluar për gjysmën e shumës së vitit të kaluar dhe nuk ofrojnë as kushtet më minimale financiare për mbajtjen e Off-Fest (të planifikuar nga 7 deri më 10 qershor) si një festival (shumë ditor), transmeton Portalb.mk.

“Fatkeqësisht, pas 21 vitesh traditë të bukur festivalesh, nuk na mbeti zgjidhje tjetër. Nuk kemi ndërmend të bëjmë ankesë në komisionin e shkallës së dytë dhe të shfaqemi ndaj poshtërimeve të mëtejshme, të cilat edhe me bështetjen i kemi pasur shpesh me Ministrinë e Kulturës në vitet e kaluara. Vitin e kaluar, p.sh, bëmë një ankesë më 1 mars, Off-fest u zhvillua në fillim të qershorit, ndërsa përgjigje për ankesën (kuptohet negative), morëm më 19 shtator. Ne e dimë që në këtë konkurs kemi paraqitur aplikime jashtëzakonisht cilësore dhe se mjetet që ishin në dispozicion në këtë aktivitet nuk janë reduktuar në krahasim me vitin e kaluar”, thuhet në reagimin e Festivalit.

Ata shtojnë se nuk kanë ndërmend të komentojnë Programin vjetor të cilin e ka sjellë ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe as të merren me ndonjë analizë krahasuese. Është krejtësisht e pakuptimtë, thonë ata, “përderisa sasia e projekteve të miratuara është zëvendësim i vlerësimit të asaj që është dhe çfarë nuk është, interes kombëtar për kulturën, sipas kritereve dhe cilësisë, me braktisjen përfundimtare të populizmit dhe politikave anti-evropiane në kulturë, të pranishme në Programin vjetor”.

“Off-fest ka detyrimin e këndshëm të realizojë, së bashku me 11 festivale të tjera eminente evropiane, projektin katërvjeçar ‘Tingujt e Evropës’, të mbështetur nga Bashkimi Evropian (përmes programit ‘Evropa krijuese’). Ky projekt, ndër të tjera, do t’u mundësojë muzikantëve nga Maqedonia të performojnë në skena të shumta evropiane”, thonë nga Festivali i Xhazit- Shkup.

Më 10 shkurt, ministrja e Kulturës shpalli rezultatet e Konkursit për programin vjetor në kulturë për vitin 2023. Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit arrin në 12.5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button