U publikua broshura që do t’i informon qytetarët me sistemin e ri të pagesave në Maqedoninë e Veriut

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Broshurë për të informuar qytetarët me sistemin e ri të pagesave që ka hy në fuqi prej 1 janarit, ndërsa tani kushton 31 denarë në muaj, transmeton Portalb.mk.

“Llogaria e pagesave me funksione bazë mundëson numër të pakufizuar të pagesave dhe tërheqje të parave dhe numër të pakufizuar të transaksioneve në denarë, por nuk është e lejuar tejkalimi, gjegjësisht nuk lejohet hyrja në minus saldo”, sqaroi Banka.

Ligji I ri për sistemin e pagesave, sipas Bankës, mundëson konkurrencë më të madhe te kompanitë që ofrojnë shërbime të tilla, ndërsa ofron më shumë zgjidhje për shfrytëzuesit.

“Për shfrytëzimin e kësaj llogarie paguhet tarifë, e cila nuk duhet të jetë më e lart se 0.1 % nga mesatarja lëvizëse e rrogës mesatare neto në 12 muajt e fundit në vend”, sqaroi Banka, duke theksuar që për momentin kjo vlerë është 31 denarë.

Qytetarët mund të kërkojnë transformimin e llogarisë së “thjeshtë” të pagesës në llogari të pagesës me funksione bazë në bankën e tyre, ku duhet të informohen falas për detyrimet dhe privilegjet para lidhjes së kontratës.

Ndryshe, bankat prej vitit 2022 kishin filluar të njoftojnë klientët në lidhje me Ligjin për shërbimet e pagesave dhe sistemin e pagesave, që do të fillojë të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2023.

“Këshilli i Bankës Popullore miratoi një pako aktesh nënligjore me të cilat funksionalizohet korniza e re ligjore në sferën e pagesave që e përcakton Ligji për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, zbatimi i të cilave do të fillojë më 1 janar 2023”, kishte njoftuar nga Banka Popullore, duke theksuar që janë miratuar 12 akte nënligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button