Mali i Zi sot ka balotazh në zgjedhjet presidenciale

Në Mal të Zi sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garojnë presidenti aktual dhe kandidati i DPS-së për një mandat tjetër, Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Jakov Milatoviç, raporton EN.

Presidenti zgjidhet për një mandat pesëvjeçar dhe të drejtë vote kanë 542 154 qytetarë.

Zgjedhjet presidenciale të zhvilluara më 19 mars në Malin e Zi nuk sollën fitues në raundin e parë.

Presidenti aktual Milo Gjukanoviç do të përballet në raundin e dytë me kandidatin e Lëvizjes Evropa, Jakov Milatoviç.

Gjukanoviç arriti të sigurojë 35.2% të votave, por ky rezulat ishte i pamjaftueshëm për të siguruar fitoren që në raundin e parë. Ndërkaq, rivali i Gjukanoviçit, Milatoviç ka siguruar 29.2% të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button