Policia e Maqedonisë së Veriut gjeti drogë, fëmijë dhe shumë parregullsi tjera në disa lokale të natës, ku arrestoi edhe tre persona

Në orët e para të ditës së sotme, Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer kontrolle në 290 lokale, ku ka gjetur shumë parregullsi, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën prej orës 00:00 – 04:00, punonjësit e policisë kanë kryer kontrolle në objekte hotelerike, kazino dhe bastoret e vendit. Gjatë kontrollit, janë përfshirë 290 objekte hotelerike, kazino dhe bastore në 30 lokacione të vendit”, raportoi Policia.

Policia sqaroi që gjatë kontrolleve janë arrestuar tre persona nga Shkupi. Te njëri u gjet sasi drogë, për çka do të ketë padi në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal. Një person i arrestuar kishte shërbyer pije alkoolike te disa adoleshentë, ndërsa në kazinot e kontrolluara janë gjetur edhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button