E përdori letërnjoftimin e vëllait për të marrë kredi, Policia e Maqedonisë së Veriut me padi ndaj 39 vjeçarit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 39 vjeçarit nga Shkupi nën dyshimin se ka përdorur dokumente të vëllait për të marrë kredi. Atij i ishte pamundësuar një gjë e tillë pasi ishte zbuluar nga të punësuarit e shoqërisë financiare, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër SH.B. (39) nga fshati Haraçinë-Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mashtrim gjatë marrjes së kredisë ose favori tjetër” sipas nenit 249 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet se në dhjetor të vitit të kaluar, me letërnjoftim të vëllait ka tentuar të mashtron të punësuarit të një subjekti juridik për të marrë kredi në emër të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button