U gjet i vdekur Astrit Ismaili, Policia e konfirmoi

Astrit Ismaili nga Gostivari, i cili më 10 prill u raportua si i zhdukur, është gjetur i vdekur në lumin Vardar në Shkup, ka bërë të fitur Policia. Në raportin policor konfirmohet identiteti i tashmë të ndjerit, Astrit Ismaili dhe për të njëjtin thuhet se është denoncuar si i zhdukur.

Nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes, pasi ende bëhet obduksion ndaj trupit të tij.

“Sot, rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në ujërat e lumit Vardar në fshatin Jurumleri të Shkupit, është vërejtur një trup i një mashkulli. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se bëhet fjalë për A.I. (25) nga Gostivari, i cili më datë 10.04.2023 është denoncuar si i zhdukur. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Kujtojmë se familjarët e raportuar të zhdukur Astritin, pasi i njëjti kishte humbur çdo gjurmë dhe në banesën e tij ditën e zhdukjes, ishin gjetur mbetje nga vjellja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button