Dy tërmete të forta goditën mëngjesin e sotëm Turqinë qendrore

Në një periudhë prej rreth një ore, mëngjesin e sotëm Turqia qendrore është goditur nga dy tërmete më të forta dhe një sërë tërmetesh më të dobët, transmeton Portalb.mk.

Tërmeti i parë më i fortë që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm ka një magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 9:25 të mëngjesit me orën lokale.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) raportoi se tërmeti ishte në një thellësi prej pesë kilometrash dhe u regjistrua 66 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kahramanmaras – një nga qytetet që u godit nga tërmeti katastrofik më 6 shkurt.

Tërmeti i dytë më i fortë që goditi Turqinë qendrore mëngjesin e sotëm ishte 4.7 ballë të shkallës Rihter dhe ishte në një thellësi prej pesë kilometrash. Tërmeti, sipas EMSC, u regjistrua në orën 10:36 të mëngjesit me orën lokale, 66 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kahramanmaras dhe 6 kilometra në perëndim të Geksun.

Përveç tërmeteve me intensitet 4.2 dhe 4.7 gradë, mëngjesin e sotëm Turqia qendrore është goditur nga një sërë tërmetesh më të dobëta, intensiteti i të cilëve varion nga 3 deri në 3.5 gradë sipas shkallës Rihter.

Javën e kaluar Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter, i cili u ndje edhe në Siri. Si pasojë e tërmetit janë raportuar më shumë se 41 mijë të vdekur në të dy vendet dhe mijëra të tjerë janë lënduar.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, numri i të vdekurve nga tërmeti mund të kalojë 50,000. Është duke u bërë gjithnjë e më e pamundur që ekipet e shpëtimit të mund të gjejnë ndonjë të mbijetuar nën rrënoja.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button