REK “Manastir” nga mbrëmë ka filluar punën me dy blloqe

REK “Manastir” ka dyfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike pasi mbrëmë në ora 22:51 Blloku 1 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të vendit, njoftoi shërbimi për media i Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria bën me dije se dy nga tre blloqet janë aktualisht në funksion në REK “Manastir”, pasi remonti i bllokut 1 përfundoi pas 23 ditësh, në një kohë të shkurtër rekord. Blloku 1 dhe blloku 2 furnizojnë me energji elektrike.

Njëkohësisht, sipas planit të prodhimit, REK “Manastir” duhet të vazhdojë të funksionojë me dy blloqe deri në fillim të nëntorit. Pas instalimit të transformatorit të ri në bllokun 3, ai do të vihet në punë, pas së cilës Blloku 2 duhet t’i nënshtrohet një riparimi afatshkurtër. Aktivitetet e riparimit kryhen me qëllim të rritjes së besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së kapacitetit në lartësinë e sezonin e ngrohjes.

SHA ESM aktualisht plotëson nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga prodhimi i vet vendor”, njoftoi SHA ESM.

Nga nesër shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore do të duhet të nënshkruajnë kontrata të reja me ESM DOOEL Shkup, informoi sot ndihmës-drejtoresha për prodhim nga SHA ESM, Aleksandra Marojeviq.

Dje zyrtarisht ka filluar sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë të kyçurit në rrjetin e ngrohjes qendrore me të njëjtat kushte si më parë, pra me temperaturë të garantuar prej 21 gradë celsius dhe ngrohje në periudhën nga ora 06:00 deri në 22:00.

Përndryshe, më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button