Qyteti i Shkupit do të ndajë nga 3,000 denarë për personat e rrezikuar social të prekur nga kriza energjetike

Qyteti i Shkupit do të ndajë nga 3,000 denarë për personat e rrezikuar social të prekur nga kriza energjetike. Kjo pikë do të jetë në rend dite në seancën e cila do të mbahet të martën, transmeton Portalb.mk.

Siç qëndron në propozim vendimin, do të përfshihen personat të cilët marrin ndihmë të garantuar minimale, pensionistët me pension minimal deri në 15.000 denarë dhe punëtorët e falimentuar.

“Një ndër prioritetet kryesore të programit për aktivetetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e mbrojtjes sociale, për fëmijë dhe shëndetësore është realizimi i kujdesit social dhe mbrojtje e qytetarëve të kategorive të rrezikuara sociale. Në këtë drejtim, Qyteti i Shkupit realizon programe dhe aktivitete të cilët ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme personave të rezikuar social me qëllim që të përmirësohet cilësia e jetës së tyre”, thuhet në sqarimin e vendimit për ndarjen e ndihmës.

Për këtë masë, në buxhetin e Qytetit të Shkupit janë paraparë 15 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button