Qyteti i Shkupit planifikon me gjithsej 2 milionë denarë të mbështet shoqatat për aktivitete të ndryshme
Shoqatat, fonacionet dhe personat tjerë juridikë do të mund deri të hënën më 22 prill të aplikojnë në Thirrjen publike të Qytetit të Shkupit për shfrytëzimin e mjeteve për vitin 2023 të dedikuara për financimin e përbashkët të aktiviteteve programore, transmeton Portalb.mk.
“Mjetet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, me vlerë të përgjithshme 2.000.000 denarë do të përdoren për financimin e përbashkët të aktiviteteve të projekteve të shoqatave, fondacioneve dhe personave të tjerë juridikë, nëpërmjet grandeve për projekte të cilat do të realizohen në shkollat e mesme 2 nën kompetencat e Qytetit të Shkupit”, shkruan në Konkurs.
Qyteti i Shkupit ka numëruar prioritet gjatë përzgjedhjes së projekteve: avancimi i shkrim-leximit digjital, ndihma psikologjike, avancimi i mjedisit jetësor, hulumtimi dhe promovimi i barazisë gjinore dhe organizimi i manifestimeve ku prezantohen arritjet shkollore.
“Aplikimet me dokumentacionin e plotë, mund të depozitohen nëpërmjet Arkivës së Qytetit të Shkupit në adresën: bul. “Ilinden” nr. 82, 1000 Shkup, me shënimin – Sektori i arsimit – Aplikim për thirrje publike, ose nëpërmjet postës deri më datën 24.04.2023”, theksohet në Konkurs.