Nikolla Dimitrov promovoi organizatën joqeveritare “Solucija”: Të dihet ku mbaron shteti, ku fillon partia

Partitë duhet të detyrohen të bëhen më të mira. Shpresë shoh tek qytetaria, e cila duhet të jetë e zhurmshme, duhet të bëhet forcë që të mos ketë hapësirë ​​që arbitrariteti njëpartiak në vend të fshihet kështu, thotë ish-zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Ministër i Jashtëm Nikolla Dimitrov, i cili mbrëmë e promovoi organizatën joqeveritare “Solucija”, përmes konferencës me temë “Dalja nga labirinti i korrupsionit dhe klientelizmit”, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratën e ndarë nga ekipi i “Solucija” pas ngjarjes, Dimitrov ndër të tjera thotë se “të gjithëve na bashkon ëndrra për një shtet të shëndoshë, funksional dhe të rregullt dhe se është dilemë e madhe nëse Maqedonia jonë ka qenë ndonjëherë në një situatë më të keqe”.

Mendoj se na duhet një vijë e trashë e qartë ku mbaron shteti, ku fillon partia. Mendoj se duhet një marrëveshje e re sociale që arsimi, shëndetësia dhe administrata të mos varen nga kush i fiton zgjedhjet – thekson Dimitrov.

Ai thekson se kuptimi i tij për politikën nuk janë vetëm partitë apo zgjedhjet dhe se e ndjen si detyrë të madhe të jetë pjesë e nismës që do të krijojë një platformë qytetare që do të shtyjë drejt meritës dhe profesionalizmit.

Siç thuhet në faqen zyrtare në Facebook të “Solucija”, misioni i kësaj organizate joqeveritare i kushtohet përballjes me korrupsionin, klientelizmin dhe polarizimin e shoqërisë, promovimin e debatit social, fisnikërimin e narrativës publike dhe kulturës së dialogut; krijimin dhe mbështetjen e zgjidhjeve konstruktive në politikë, ekonomi, drejtësi, mjedis, punë të jashtme, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare; promovimi i demokracisë, mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimi i dinjitetit njerëzor dhe zhvillimi i politikave liberale.

Kujtojmë se Dimitrov në Qeverinë e Zaevit ishte ministër i MPJ-së, ndërsa pas zgjedhjeve në 2020 u bë zv.kryeministër për çështje evropiane. Mbeti pa funksion në janar të vitit të kaluar në Qeverinë që e formoi kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button