Drejtori i NP “Parqet dhe Gjelbërimi” – Shkup ka dhënë dorëheqje

U.d. drejtori i Ndërmarrjes publike “Parqet dhe Gjelbërime” – Shkup, Zuhejr Rexhepi përmes një postimi në Fejsbuk faqen e tij informoi se për shkaqe shëndetësore ka dhënë dorëheqje nga funksioni, njofton Portalb.

“Për shkaqe shëndetësore sot parashtrova dorëheqje nga funksioni drejtor në NP ‘Parqe dhe Gjelbërime’.
E falënderoj kryetaren Arsovska për besimin dhe mundësinë e dhënë, por shëndeti është më i rëndësishëm se çdo funksion”, ka shkruar Rexhepi.

Rexhepi, i cili është pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” i BDI-së, u emërua në këtë funksion në shtator të vitit të kaluar, pasi kuadrot e drejtorëve të VMRO-DPMNE-së në ndërmarrjet publike të Shkupit dhanë dorëheqje pas prishjes së bashkëpunimit me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button