RMV, raporti i “Fitch”: Rezervat valutore më të larta për 270 milionë euro, sektori bankar është stabil
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut njoftoi se, ekonomia e vendit i ka rezistuar goditjeve globale, ndërsa është ruajtur stabiliteti makroekonomik, i mbështutetur nga vendosja konzistente e politikave dhe stabiliteti afatgjatë i kursit devizor, sipas raportit të agjencisë për rejting kreditor “Fitch”, transmeton Portalb.mk.
“Edhe përkrah presioneve nga çmimet importuese të energencave ndaj deficitit tregtar, në vitin 2022 rezervat devizore kanë shënuar rritje prej 270 milionë euro. Me atë, rezervat devizore mbeten edhe më tej në nivelin në të cilin është adekuat sipas standardeve ndërkombëtare, për mbështetje të strategjisë së kursit stabil devizor. Sektori bankar është stabil dhe nuk ka qenë i përfshirë nga streset e fundit globale. Norma e inflacionit ka filluar të ulet nga nëntori e këndej dhe pritet që ky trend të vazhdojë edhe këtë vit”, theksohet në një pjesë të konkluzioneve.
Në kumtesën e Bankës Popullore, duke u thirrur në raportin e “Fitch” theksohet se, rritja e inflacionit ka arritur nivelin e saj më të lartë në tetor të vitit 2022 dhe theksojnë se, trendi është në rënie, siç edhe pritet të bie gjatë vitit 2023.
Po ashtu, në raport thuhet se, sektori i jashtëm ka rezistuar, edhe përkundër zgjerimit të deficitit tregtar, të shkaktuar nga çmimet më të larta të ushqimit dhe energjensave në bursat botërore.