Murati i Shkëndijës, bëhet i Partizanit

Shkëndija e Tetovës ende nuk ka filluar me përgatitjet për sezonin e ri, mirëpo futbollistët kanë filluar të kërkojnë angazhim. Tani më është e sigurt se Muzafer Ejupi dhe Sedat Berisha, nuk do të jenë pjesë e skuadrës kuqezi, ndërsa sot është bërë zyrtare dhe largimi i mbrojtësit të talentuar Mevlan Murati, i cili vendosi që karrierën e tij ta vazhdon në Shqipëri, tek skuadra e Partizanit. 

Futbollisti 19 vjeçar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin nga Tirana me mundësin për vazhdimin e saj. 
Më herët Murati ishte edhe në testime edhe në Gjermani, por nuk arriti të merr angazhim, duke u kthyer tek Shkëndija. 

Lajme të ngjashme

Back to top button