Cyrih, 50 vite me xhaminë ‘Mahmud’

Ka një minare 8 metra të gjatë xhamia „Mahmud“ në Cyrih. Kjo është njëra nga katër xhamitë me minare në Zvicër, njofton Albinfo.ch

Të shtunën me rastin e 50 vjetorit ishte organizuar një “ditë me dyer të hapura” në xhaminë Mahmud. Dhjetra qytetarë kanë treguar interesim për të parë nga brenda shtëpinë e adhurimit.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur imami Sadaqat Ahmed.

“Ishin kryesisht të krishterët zviceranë, të cilët erdhen dhe parashtruan shumë pyetje,” thotë Ahmed.

Kur xhamia ishte ndërtuar 50 vjet më parë, minarja nuk ishte temë diskutimi. Ka pasur demonstrata dhe peticione në këshillin e qytetit, njofton Albinfo.

Por kryetari i qytetit, Emil Landolt kishte përkrahur xhaminë. Dhe kështu xhamia e parë në Zvicër ishte inaguruar më 22 qershor 1963 inauguruar nga sekretari i atëhershëm i OKB-së, Zafrulla Muhammad Khan.

“Njerëzit erdhën nga pjesa gjermano-folëse në Zvicër”, tha Sadaqat Imam Ahmed për gazetën regjionale Cyrih Schaffhausen”.

Në xhami sot vijnë emigrantët myslimanë nga qyteti dhe zona të largëta në Cyrih.
Dhe ata e çmojnë xhaminë.

“Ky është një kontribut i madh për integrimin , sidomos pas nismës për ndalimin e minareve në Zvicër. “, thotë një besimtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button