Erdogan: Skenar i njëjtë si në Turqi ashtu edhe në Brazil

Ankaraja ka përmbyllur një javë jo edhe aq të qetë. Megjithëse protestuesit që prej fillimit të javës që po lëmë pas, zgjodhën një mënyrë të re të të protestuarit, megjithatë situata në Turqi nuk ka kaluar pa incidente.

Nëpër rrugë, njerëzit kanë qëndruar duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit, ka thënë se protesta të tilla, “rrjedhin nga një qendër” dhe se prapa tyre qëndron dikush që po tenton të prishë imazhin e fuqishëm të disa shteteve, si vetë shtetin e tij, por edhe Brazilin së fundmi.

“Ata kanë vendosur një hije të keqe për Turqinë, duke i dhënë një hije të zezë Turqisë si fuqi ndërkombëtare. Tani ata po luajnë lojën e njëjtë edhe në Brazil. Loja është e njëjtë, simbolet janë të njëjta, thirrjet janë të njëjta, Twitter dhe Facebook po përdoren në mënyrë të njëjtë dhe mediat ndërkombëtare po reagojnë njëjtë; I gjithë ky organizim ka qendrën e njëjtë”, ka thënë Erdogan, raporton Euronews.

Lajme të ngjashme

Back to top button