Kredi për uljen e papunësisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjatë ditës së nesërme përmes Agjencisë për punësim do të shpallë thirrje publike për sigurimin e kredive dedikuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, me qëllim të hapjesë së vendeve të reja të punës.

Edhe përkundër masave që Qeveria pretendon se janë të suksesshme papunësia në vend vazhdon të sillet rreth 30 % e popullatës ndërsa Maqedonia është vendi i tretë më i varfër në Evropë sipas statistikave të Eurostat.

Qeveria jep, por firmat duhet ti kthejnë paratë.

“Çdo vend i ri pune do të jetë në mundësi të financohet me nga tre mijë euro, ndërsa më shumë do të mund të financohen tre vende të reja të punës gjegjësisht limiti maksimal i mjeteve që do të mund të merret është nëntë mijë euro. Periudha e kthimit të mjeteve, theksoi zëdhënësi qeveritar, është tre vjet me një vit grejs periudhë, me normë të interesit 1 për qind” informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Shpallja do të hapet nesër, do të zgjasë në dhjetë ditët e ardshme gjegjësisht në periudhë prej dy javëve, kur të gjitha ndërmarrjet mikro dhe të vogla do të pumd të aplikojnë dhe t’i marrin mjetet e parapara. Të drejtë të pjesëmarrjes kanë ndërmarrjet mikro të cilat kanë 10 të punësuar dhe ndërmarrjet e vogla të cilat kanë deri në 40 të punësuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button