Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u shënuar rritje e numrit të punësuarve, ndërsa në disa sektorë ulje

Në shkurt të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të punësuarve për 1.8% në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, përkundër asaj se në disa sektorë është regjistruar ulje e numrit të të punësuarve, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Produktet kapitale për 14.1 % derisa rënie u vërejt tek Energjia për 5.2 %, Produktet intermediare, përveç energjisë 1.5 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.6 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ulje më e theksuar është regjistruar te Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve, ku numri i të punësuarve ka shënuar rënie për 29.6 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button