Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në protestë, ende në pritje të takimit me autoritetet

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Administratës për trashëgimi kulturore dhe Agjencisë së filmit edhe në ditën e shtatë të protestave e cila sot mbahet para Qeverisë kanë përsëritur kërkesat e tyre për rritjen e pagave sipas shembullit të Ministrisë së Financave, por edhe për takimin me autoritetet, raporton MIA.

Sipas kryetarit të Organizatës së Sindikatës pranë Ministrisë së Kulturës, Branko Kostovski, është e pahijshme që në këto ditë asnjë përfaqësues i institucioneve të sistemit nuk gjeti kohë t’i pranojë dhe dëgjojë kërkesat e tyre.

“Tashmë është java e tretë e protestës, ku ne si punonjës shprehim pakënaqësinë tonë për të ardhurat mujore nën mesatare. Me qëndrimin e saj joadekuat, Qeveria ka konfirmuar ndasinë në sektorin publik të organeve shtetërore që janë të rëndësishme për të dhe ministrive që duhet të bëjnë punën e tyre në heshtje dhe të presin kohë më të mira dhe gjetjen e një zgjidhje sistematike. Kjo kuptohet nuk vlen për funksionarët, ata nuk kanë kohë të presin, është krizë, duhet të rriten pagat, këtë ata e meritojnë”, deklaroi Kostovski gjatë kohës së protestës.

Ai theksoi se me rritjen e pagës së funksionarëve dhe pagat e të punësuarve në organe më të rëndësishmi të shtetit dhe në Kuvend, bëhet shkelje e nenit 32 të Kushtetutës ku është konstatuar e drejta për të ardhura të mjaftueshme për çdo punonjës.

Me fjalë të tjera, siç tha ai, të punësuarit nga sektori i kulturës, por edhe nga të gjithë sektorët e tjerë, janë në pozitë të pabarabartë.

“Duam që të porosisin Qeverinë se kultura gjithmonë ka qenë korrigjuese e proceseve shoqërore dhe se ndikimi i saj nuk duhet nënvlerësuar. Ndoshta për qeverinë numri prej 200 punonjësish është i parëndësishëm, por kujtojmë se gjërat e vogla kanë një domethënie të madhe dhe ato formësojnë të gjithë kontekstin social”, shoi Kostovski.

Në protestën e sotme përkrahje kanë dhënë kolegët e Sindikatës së punëtorëve të Kulturës dhe SASHK-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button