Reagoi Ministria e Drejtësisë pas vendimit të Apelit për të shfuqizuar aktgjykimin për rastin gjyqësor “27 prilli”

Ministria e Drejtësisë ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Gjykatë së Apelit – Shkup për të pranuar ankesat e katër të akuzuarve në lëndën gjyqësore që ka të bëjë me sulmin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill 2017, transmeton Portalb.mk.

“Është e qartë se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme të thyerjeve serioze edhe më tutje mbeten një praktikë e lejuar për disa gjyqtarë. Prandaj, është e nevojshme që menjëherë të merret një përgjigje e duhur,
pse kjo lejohet në vazhdimësi, pra pse në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë vërtetuar të gjitha rrethanat kontestuese dhe as faktet e rëndësishme që kanë të bëjnë me veprën penale të kërcënimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ata kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor që të reagojë menjëherë se në çfarë rrethana është marrë aktgjykimi.

“Dhuna e 27 prillit 2017 në institucionin më të lartë ligjvënës në vend është një nga ngjarjet më të rënda dhe më skandaloze që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, për diskreditimin dhe njollosjen e shtetit nga një regjim. Aktet e këtilla duhet të marrin dënimin e merituar për të mos u përsëritur kurrë më në të ardhmen. Në të kundërtën, veprimet e këtilla të gjykatave janë legjitimim dhe inkurajim i krimit dhe terrorizmit”, raportoi Aleanca për Shqiptarë, duke kërkuar nga gjithë partitë që të fillojnë sa më shpejtë të bashkëpunojnë për veting në gjyqësor.

“Këshilli Gjyqësor të reagojë menjëherë dhe të marrë masa për të përcaktuar rrethanat në bazë të të cilave është  miratuar aktgjykimi, të fillojë një procedurë përfshirëse disiplinore nëse konstatohet se disa me vetëdije apo pa vetëdije me veprimet e tyre kanë lejuar që besimi në sistemin e drejtësisë të bjerë në nivelin më të ulët”,  deklarojnë nga Ministria.

Ndryshe, Gjykata e Apelit Shkup sot i pranoi ankesat e të akuzuarve Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski, e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe lënda rikthehet për rigjykim para shkallës së parë.

Apeli i Shkupit thotë se Gjykata Themelore Penale është dashur ta shqyrtojë në masë më të madhe çështjen e dispozitave që kanë të bëjnë me amnistinë e ndjekjes penale.

Ndryshe, më 26 korrik të vitit 2021, Gjykata Penale e Shkupit i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i ka dënuar me gjithsej 25 vjet burg, edhe atë:

  • Trajko Veljanovski (ish kryetar i Kuvendit) – 6 vjet e 6 muaj
  • Mile Janakieski (ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve) – 6 vjet e 3 muaj
  • Spiro Ristoski (ish ministri i Arsimit dhe Shkencës) – 6 vjet e 3 muaj
  • Vlladimir Atanasov (ish drejtor i Policisë Sekrete) – 6 vjet burg

Gjykatësi Ilija Trpkov, gjatë shqiptimit të aktgjykimit tha se shteti nuk mbrohet me rrahje të deputetëve, gjegjësisht sipas tij shteti nuk ndërtohet dhe mbrohet me dhunë.

ulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare, për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi. Sulmi ndaj Kuvendit, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, të akuzuarit e dinin saktësisht se çfarë po bënin dhe vepruan me qëllimin e vetëm për të parandaluar formimin e një qeverie nga shumica parlamentare e siguruar tashmë.

Procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend filloi në 21 shkurt 2020.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dorëzoi aktakuzën në Gjykatën Penale më 31 maj 2019 ndërsa u pranua më 31 janar 2020.

Në hetim u përfshinë edhe ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zyrtari e inteligjencës Nikolla Boshkovski, por procedura për ta u ndal derisa ata të viheshin në dispozicion të agjencive të zbatimit të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button