10 netë ndryshe në Tetovë, Arifi e koncentruar te artistët

Kryetarja e Komunës së Tetovës vëzhgon për së afërmi festivalin “Vera e Kulturës Tetovare” i cili mbahet nga 21 deri më 30 qershor në qendrën e Tetovës ku organizator është pikërisht komuna.

Në festivalin e Korit “TEHO” , kryetarja Arifi mori fjalën duke i përshëndetur të pranishmit.

“Është kënaqësi e veçantë të jem pjesë e hapjes së Festivalit të korit TEHO veçanërisht sivjet kur ky festival shënon 40 vite të veprimtarisë së vazhdueshme si manifestim i rëndësishëm kulturor me karakter ndërkombëtar. Manifestimet e këtilla të cilat afirmojnë vlerat kulturore na ndihmojnë ti gjejmë pikat që i bashkojnë popujt e ndryshëm dhe që ju mundësojnë të bashkëpunojnë dhe ta kuptojnë njëri tjetrin më mirë” tha Arifi.

Ky festival organizohet në korniza të Verës së kulturës tetovare “Dhjetë net ndryshe” e cila përmban shumë muzikë, film, teatër, ekspozita, prezantime individuale dhe grupore nga artist të ndryshëm.

Edhe gjatë ditës së sotshme, kryetarja Arifi do të ketë agjendë të ngjeshur pasi në ora 18:00 do të jetë e pranishme në ekspozitën e organizuar nga Këndi Amerikan “ Picturing America” që do të mbahet te sheshi Iliria. Me fillim në ora 19:30 në sheshin Iliria do të mbahet prezantimi i provimit të diplomës “Zoo i natës” nga studentët e Fakultetit të artit dramatik të USHT-së.

Festivali vijon edhe në ditët e ardhshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button