PLD: VMRO edhe krahas punësimeve partiake nuk mund ta fshehë papunësinë e madhe

Partia Liberal-Demokrate ka reaguar ndaj të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, mbi gjendjen e papunësisë në vend.

Duke marrë si shkas shifrat që tregojnë ulje të papunësisë, PLD ka akuzuar partinë e kryeministrit se po mundohet të fshehë faktin se numri i të papunëve është më i larti në mbarë Evropën. 

Partia u referohet të dhënave se strukturën e të papunëve e përbëjnë veçanërisht të rinjtë të moshës deri 24 vjeç. 

“Rinia e PLD-së është seriozisht e brengosur për gjendjen e tillë në shtet, nga e cila kanë dëm më së shumti të rinjtë. Është më se e qartë se të rinjtë po ikin masivisht në rrugë njëdrejtimëshe, duke e braktisur vendlindjen e tyre. Edhe krahas numrit të madh të punësimeve partiake, VMRO-DPMNE nuk arriti të pengojë ose të ulë trendin e rritjes së përqindjes së të papunëve”, thuhet në reagimin e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button