“Fakti.bg”: Me “propozimin francez” Bullgaria mori vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV

Gjëja e vetme që mori Bullgaria nga “propozimi francez” për debllokim të eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit para fillimit të negociatave në bazë të klasterëve, dhe jo siç donte Sofja para përfundimit të procesit negociues për anëtarësim, vlerëson portali bullgar “fakti.bg”, në kometin kushtuar fillimit të negociatave të vendit me BE-në, transmeton Portalb.mk.

Sipas autorit të komentit, përveç kësaj, Bullgaria nuk ka arritur të mbrojë qëndrimin e saj për gjuhën maqedonase, ndërsa nuk ka marrë garanca të mjaftueshme për zbatimin e kërkesave në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësim nga viti 2017.

“Atëherë si mund të supozojmë se propozimi është i mirë për ne? De facto, ky propozim është  “një macë në thes” dhe vetëm nacional-nihilistët skajshmërisht të papërgjegjshëm mund të pretendojnë në bazë të informatave të disponueshme se është i mirë”.

Sipas portalit, pretendimet se, me “propozimin francez” ruhen interesat bullgare me “precedentin raportet bilatereale ndërshtetërore të përfshihen në kornizën evropiane për procesin negociues”, janë manipulim i pastër i përfaqësuesve të autoriteteve në Sofje.

“Por, e vërteta është se interesat tona aspak nuk janë të mbrojtura në tërësi, sepse nuk ka përfshirje eksplicite të të gjitha kërkesave nga protokolli 4+1, por realisht vetëm të dy prej tyre – për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për kufizimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit (pa precizim). Problemi me refuzimin e Shkupit që të objektivizojë historinë dhe të ndalojë me falsifikimin, ndryshimi i teksteve shkollore dhe tabelave dhe rehabilitim i viktimave të komunizmit nuk janë të përmendura në mënyrë eksplicite. Në lidhje me gjuhën, parashihet nënshkrimi i disa deklaratave të njëanshme, të cilat janë qartë në drejtim multiperspektiv, sepse në të kundërtën, ajo do të ishte deklaratë e përbashkët, që nuk do të ishte në interesin tonë”, konkludon “Fakti”.

Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociata nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button