Petkov: Bullgaria do të vazhdojë të punojë me fqinjët Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri bullgar Kirill Petkov në një publikim në Fejsbuk shkroi se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut e kanë nënshkruar protokollin bilateral me të cilin janë dakorduar për hapat konkrete për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësit, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, njofton Portalb.
“Ky është fundi i një procesi të vështirë, në të cilin kanë punuar qeveritë e të dy vendeve edhe krahas pengesave të shumta të brendshme dhe të jashtme”, shkroi Petkov.
Ai shton se Bullgaria së bashku me vendet e tjera të BE-së, do të vazhdojë të punojë me fqinjët e saj nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me qëllim që së bashku ta realizojnë ëndrrën për ardhmëri evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në Sofje sot ministrat e punëve të jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska e nënshkruajtën protokollin bilateral pas takimit të komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Sipas paralajmërimeve, protokolli duhet të publikohet pas nënshkrimit të tij.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në konferencën për shtyp informoi se më 19 korrik do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.
Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.
- LEXO: U nënshkrua protokolli midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
- LEXO: Gençovska: Pozicioni i Bullgarisë për gjuhën maqedonase mbetet i pandryshuar
- LEXO: Mariçiq nga Sofja: Sot hapëm një kapitull evropian në marrëdhëniet me Bullgarinë
- LEXO: Kuvendi i RMV-së i tha “po” propozimit francez
- LEXO: Kovaçevski: Qeveria e miratoi propozimin francez, më 19 korrik do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare
- LEXO: Kuvendi i RMV-së i tha “po” propozimit francez, faktori ndërkombëtar e përshëndeti, Qeveria e miratoi
- LEXO: Debat me fjalor të papërshtatshëm në Kuvend, BE përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë për negociata
- LEXO: Qeveria e RMV-së: I dënojmë sulmet jo të civilizuara në Kuvend nga ana e opozitës
- LEXO: Qeveria dorëzoi në Kuvend shtesën e Informacionit për përmbajtjen e kornizës së propozim-negocimit
- LEXO: Këshilli e Ambasadorëve: Kompromiset të vështira, por “propozimi francez” betonon dhe garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas
- LEXO: MPJ: Sërish u shfaqën informacione të pasakta për përmbajtjen e Protokollit që të prishen konsultimet për propozimin