Qeveria dorëzoi në Kuvend shtesën e Informacionit për përmbajtjen e kornizës së propozim-negocimit
Kuvendi informoi se Qeveria sot, si kërkesë e koordinimit të djeshëm në Kuvend, dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim – kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Kryesimi francez më 30 qershor 2022, transmeton Portalb.mk.
Dokumentet janë shpërndarë te të gjithë deputetët.
Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.
Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.
- LEXO: MPJ: Sërish u shfaqën informacione të pasakta për përmbajtjen e Protokollit që të prishen konsultimet për propozimin francez
- LEXO: Uluni në tryezën e negociatave me BE-në, do të keni më shumë fonde dhe mekanizma, paralajmëroi ambasadorja amerikane
- LEXO: Propozimi francez nuk do të jetë në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut para të hënës
- LEXO: Komisioni Evropian: Vendimi për propozimin francez është vendim sovran i Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Macroni RMV-së: Dinjiteti juaj nuk do të vihet kurrë në pikëpyetje, zgjedhja është e juaja
- LEXO: Kacarska: Mbajtja e një referendumi mbi propozimin francez do të ishte proces i mundimshëm dhe i gjatë
- LEXO: Opozita shqiptare e përkrahë propozimin francez, partitë e vogla maqedonase e kushtëzojnë mbështetjen
- LEXO: Mickoski në takim me Kovaçevskin: Refuzoje propozimin francez, do të heqë dorë nga zgjedhjet e parakohshme
- LEXO: Propozimi i ri francez është i pranueshëm për presidentin Stevo Pendarovski
- LEXO: Qeveria e publikoi propozimin e ri francez, Kovaçevski: Shumë më i favorshëm për ne