Uluni në tryezën e negociatave me BE-në, do të keni më shumë fonde dhe mekanizma, paralajmëroi ambasadorja amerikane

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejti Berns, ka këshilluar politikanët e Maqedonisë së Veriut që fillimisht të pranojnë të ulen në negociata me Bashkimin Evropian, ku do të mund të krijojnë zgjidhje, raporton Portalb.mk.

“Uluni në tryezën e negociatave më Bashkimin Evropian, në rast se nuk ju pëlqen, mund të krijoni zgjidhje tjetër”, deklaroi ambasadorja Bërns, duke paralajmëruar që përmes hapjes së negociatave i shtohen mekanizmat dhe fondet Maqedonisë së Veriut.

Ajo sqaroi që në tryezën e negociatave mund të ulemi vetëm përmes pranimit të propozimit francez.

“Kur të jeni në tryezën e negociatave, dhe mendoni se vërejtjet tuaja nuk e kanë fituar vëmendjen, do të keni mundësi të bëni zgjidhje tjera”, deklaroi Bërns.

Ajo sqaroi që Komisioni Evropian do të pranojë ekipet e Maqedonisë së Veriut në Bruksel, ndërsa do të dërgojë ekspert këtu për të kryer skriningun.

Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, raQeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button